Nëse dëshironi të bëheni të pasur, si do të vepronit? Një nga opsionet më të mira është që të filloni apo t’ju bashkoheni një startup-i. Kjo ka qenë një mënyrë e besueshme për t’u bërë i pasur me qindra vite. Fjala “startup” daton që nga vitet 1960, por ajo çfarë bën një startup është shumë e ngjajshme me sipërmarrjet e udhëtimeve detare në mesjetë.
Startup-et zakonisht përfshijnë teknologji, aq shumë sa që termi “startup-e teknologjike” është bërë i papërdorshëm. Një startup është një kompani e vogël që synon të zgjidh një problem shumë të vështire teknik.
Shumë njerëz bëhen të pasur duke mos ditur asgjë më shumë se aq. Ju nuk keni nevojë të dini fizkë që të jeni prezentues i mirë. Por, mendoj se do t’ju jepte një ndihmë të madhe që ti kuptoni principet bazike. Pse startup-et duhet të jenë të vegjël? A ndalet një startup së qeni startup kur të rritet? Dhe pse gjithmonë mundohen të zhvillojnë teknologji të reja? Pse ka aq shumë startup-e që shesin barna të reja apo softuerë kompjuterikë, por asnjë nuk shesin vaj të misrit apo detergjente të rrobave?
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen