Samstag, 9. Mai 2020

Mesoni te kurseni lekun

Nëse nuk jeni në gjendje të mbani një buxhet fiks, të shpenzoni më shumë sesa fitoni, apo të bëni blerje që në fund rezultojnë të kota, atëherë ju duhen disa këshilla me vlerë.

Ka një mënyrë si të shmangi shpenzimet jo të frytshme: vetëm mendoni për paratë tuaja si orë të jetës suaj.
Ja se si funksionon: Ta zëmë se fitoni 10 000 euro në vit për punën tuaj të plotë, 40 orë në javë. Llogaritni të ardhurat mujore pas taksave.
Shtoni të gjitha shpenzimet që lidhen me punën që keni. Kjo përfshin gjëra të dukshme si veshja e zyrës, shpenzimet e udhëtimit, dreka e punës dhe me pas llogarisni shpenzimet më pak të dukshme të ditës si kopshti i fëmijëve, pastrim i shtëpive dhe aktivitetet pas pune.
Së fundi bëni llogaritje duke zbritur nga rroga shpenzimet tuaja mujore, shpenzimet e punës, ato të familjes dhe shpenzimet jashtë orarit të punës.
Po të llogarisni sa shpenzoni në punë për 1 orë dhe sa fitoni prej saj do të shihni një ndryshim të madh. Prandaj i gjithë shpenzimi vjen nga gjërat e panevojshme jashtë saj.
Mundohuni të mbani një buxhet vetëm për gjërat e domosdoshme pas punës dhe të mos e teproni me to.

Rruga drejte pasurise

Nëse dëshironi të bëheni të pasur, si do të vepronit? Një nga opsionet më të mira është që të filloni apo t’ju bashkoheni një startup-i. Kjo ka qenë një mënyrë e besueshme për t’u bërë i pasur me qindra vite. Fjala “startup” daton që nga vitet 1960, por ajo çfarë bën një startup është shumë e ngjajshme me sipërmarrjet e udhëtimeve detare në mesjetë.

Startup-et zakonisht përfshijnë teknologji, aq shumë sa që termi “startup-e teknologjike” është bërë i papërdorshëm. Një startup është një kompani e vogël që synon të zgjidh një problem shumë të vështire teknik.



Shumë njerëz bëhen të pasur duke mos ditur asgjë më shumë se aq. Ju nuk keni nevojë të dini fizkë që të jeni prezentues i mirë. Por, mendoj se do t’ju jepte një ndihmë të madhe që ti kuptoni principet bazike. Pse startup-et duhet të jenë të vegjël? A ndalet një startup së qeni startup kur të rritet? Dhe pse gjithmonë mundohen të zhvillojnë teknologji të reja? Pse ka aq shumë startup-e që shesin barna të reja apo softuerë kompjuterikë, por asnjë nuk shesin vaj të misrit apo detergjente të rrobave?

Ide per per tu bere milionier

Eshte shume e thjeshte! Mjafton te martohesh me nje milioner(e)! Pastaj ka disa te keqija te tjera, po nuk jane te pakalueshme.
Jo, po bej shaka! Per mendimin tim duhen mare pak iniciativa dhe duhen perballuar rreziqet e mundshme. I duhet thene vetes qe plani im mund te deshtoje, por edhe mund te realizohet. E keqja eshte se ne vetekenaqemi me mireqenien tone mediokre dhe trembemi nga mundesia qe mund ta humbasim edhe kete, duke financuar nje projekt qe mund te mos kete sukses. Kam lexuar ne nje liber historine e nje multimiliarderi qe mund te mos kishte arritur aty ku ishte, nese do te kishte pranuar nje jete te qete, me nje komoditet te mjaftueshem qe i ofronte e fejuara e tij. Sigurisht duhet pasur edhe pak intuite per te gjetur ate qe mund ti interesoje klienteve potenciale dhe duhen njojtur vazhdimisht tendencat e tregut, por nuk duhet te jete e pamundur. Ata qe kane arritur te kene nje llogari bankare me 6 zero nuk jane detyrimisht me te zgjuar se ne te tjeret. Jane vetem pak me guximtare!